Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti fatal në Thumanë/ Pamje nga vendngjarja, një viktimë dhe dy të plagosur

schedule19:04 - 24 Prill, 2026

schedule 19:04 - 24 Prill, 2026

Këto janë pamjet nga aksidenti fatal me një viktimë, i ndodhur në afërsi të Thumanës.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip “Mercedes-Benz”, me drejtues Radovan Maja nga Borizana, është përplasur me një “Volkswagen Passat” që drejtohej nga Ndrec Ruci nga Mirdita. Si pasojë e përplasjes, Ndrec Ruci ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte me të, Tereze Laska, ka humbur jetën.

Nga aksidenti është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në biznesin e saj pranë vendngjarjes, pasi është goditur nga një pjesë e automjetit të përfshirë në përplasje.



“Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!