Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani është ai që do digjet”/ Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen, do arrihet kur të jetë e përshtatshme!

schedule21:08 - 23 Prill, 2026

schedule 21:08 - 23 Prill, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iran, duke theksuar se ka “gjithë kohën e botës” për negociatat.

Në një postim në rrjete sociale, Trump kritikoi raportimet mediatike që, sipas tij e paraqesin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin. Ai theksoi se situata është e kundërt dhe se Irani është ai që ndodhet nën presion.

Sipas Trump, çdo marrëveshje e mundshme do të realizohet vetëm kur të jetë “e përshtatshme dhe e dobishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe pjesën tjetër të botës”.



Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA dhe Iran, ndërsa çështjet e sigurisë dhe programit bërthamor mbeten në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!