Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet më të mira të dekadës në Serie A, Juventus në vend të dytë

schedule08:08 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 08:08 - 29 Dhjetor, 2019

Juventusi është skuadra që ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit. Bardhezinjtë kanë fituar tetë titujt e fundit kampion dhe do tentojnë të arrijnë shifrën dhjetë radhazi, por më shumë gola se të gjithë ka shënuar Napoli.

Ekipi që drejtohet nga Gennaro Gattuso ia ka dalë të shkojë plot 721 herë te goli në dekadën e fundit. Në vend të dytë vjen “Zonja e Vjetër” me 712 gola, ndjekur nga verdhekuqtë e Romës me 687 gola.

Pesëshja e parë plotësohet nga Lazio dhe Inter. Bardhekaltrit numërojnë 625 gola, ndërsa zikaltrit nga Milano kanë shënuar dy gola më pak. Mungesa e madhe është Milani. Kuqezinjtë fituan titullin kampion në vitin 2010-2011 dhe më pas krizë totale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!