Gjykata për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të shtuar me tre muaj afatet e hetimore të dosjes penale në ngarkim të
ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri Tahiri po hetohet në gjendje të lirës për veprat penale të “trafikut të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”. Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se gjatë kohës që ushtronte funksionin e ministrit të Brendshëm, Tahiri ka favorizuar grupin e “Habilajve” gjatë përfshirjes së tyre në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali./abcnews.al