Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Programi i ri nis së shpejti”, Rama me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë: Kredi për zgjerimin e ndërmarrjeve

schedule18:00 - 20 Prill, 2026

schedule 18:00 - 20 Prill, 2026

TIRANË– Në një takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e një programi të ri financimi që synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend.

Sipas tij, programi, i cili pritet të lançohet së shpejti, do të finalizohet brenda këtij muaji përmes një marrëveshjeje mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë shqiptare.

Kjo nismë do të krijojë një linjë financimi me kredi me interesa të ulëta të dedikuar për çdo sipërmarrje që synon të zgjerojë aktivitetin e saj.



Kryeministri theksoi se kjo skemë nuk do të jetë e aksesueshme për kompanitë e mëdha, por do të fokusohet tek startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte dhe veçanërisht agroturizmet që synojnë rritje dhe zhvillim.

Nisma theksoi Rama pritet të japë një shtysë të re për zhvillimin e sipërmarrjes dhe ekonomisë vendase.

“Programi, i cili do të lançohet së shpejti, besoj se në fund të muajit do të kemi marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria shqiptare, për të mbështetur çdo projekt të kujtdo që ka një ndërmarrje të vogël apo të mesme dhe ka ambicie që ta rrisë atë.

E kemi quajtur këtë program “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Do të ketë një normë interesi të kredisë më të ulët sesa kreditë komerciale, plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro.

Nuk do të jetë e mundur të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por do të aksesohet nga startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, punishte dhe patjetër edhe agroturizmet që duan të rriten.”, tha ai/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!