Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bundesliga është sërish bavareze/ Bayern fiton titullin kampion katër javë përpara përfundimit

schedule12:28 - 20 Prill, 2026

schedule 12:28 - 20 Prill, 2026

Sa shumë herë është përsëritur kjo skenë.

Ndryshojnë emrat, fytyrat janë të tjera, por fanela e njëjtë.

Bajerni u shpall për herë të 35-të në histori kampion I Gjermanisë, duke vazhduar të thellojë rekordin që nuk do të arrihet dot nga askush.



Imagjinoni, rivali më I afërt, Dortmundi, ka vetëm 5 tituj, po aq sa Borusia e dikurshme e famshme e Mynshengladbahut.

“Pjata” e radhës, siç e quajnë në Gjermani, u fitua pas suksesit 4-2 në “Alianc Arenë” ndaj Shtutgartit, ndërsa pikërisht Dortmundi u mund 2-1 në Hofenhajm.

Diferenca është 15 pikë, 79 ndaj 64, kur duhen edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit, pra kur në dispozicion janë vetëm 12 pikë.

Kampionët e vjetshëm dhe ata të sotëm e nisën ngadalë sfidën, ndoshta të lodhur nga kualifikimi në Champions ndaj Realit.

Miqtë kaluan të parën në epërsi në 21’, por pastaj golat vendas erdhën radhazi.

Gerrero, Xhekson dhe Dejvis që në pjesën e parë në vetëm 6 minuta sekuencë kohore.

Harri Kejn në 52’, dhe me aq festa përfundoi.

Bavarezët bënë më shumë, edhe pse gjuajtjet në kuadrat ishin thuajse njëlloj.

Të tillë si Kejn e Olise hyri si zëvendësues, Nojer mbeti në stol, ndërsa Diaz, Gerrero, Dejvis e Musiala u zëvendësuan para kohe, në një rotacion për të ruajtur forcat për Championsin, që mbetet objektivi I madh I sezonit, e ku Bajerni do të luajë ndaj Paris SG në gjysmëfinale.

Edicioni ende nuk ka përfunduar, pra, ndërsa ishte I shënuar sepse u aktivizuan disa talente të rinj, mes të cilëve edhe Erblin Osmani me origjinë shqiptare nga Kosova, që pritet të ketë të ardhme të madhe.

Bajerni vazhdon të konfirmohet si një nga skuadrat me më shumë trofe në botë, pasi përveç 35 titujve në Bundesligë ka edhe 20 kupa të Gjermanisë, 11 Superkupa gjermane, 6 Champions, 2 Kupa të Botës për Klubet, 2 Kupa Interkontinentale e shumë të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!