Zjarri që ra të dielën në landfillin e Bushatit në Shkodër është vënë nën kontroll.
Megjithëkëtë rreziku nuk ka kaluar plotësisht për shkak të vatrave aktive.
Ndërkohë situata vijon të mbetët problematike sa i përket tymit të dendur që shkaktoi djegia e mbetjeve urbane.
Re të tij janë ende të pranishme në të gjithë zonën. Në terren, forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave aktive, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe stabilizimin e situatës, e cila është vështirësuar edhe nga era e fortë
Autoritetet shpresojnë që gjatë ditës së sotme të bëhet e mundur fikja totale e zjarrit dhe normalizimi i situatës në landfill.
Landfilli i Bushatit shërben si venddepozitim për mbetjet e disa bashkive të zonës, përfshirë Shkodrën, Vau i Dejës dhe Lezhën dhe Malësia Madhe.


