Nuk zgjati as 24 orë hapja e Ngushticës së Hormuzit dhe mëngjesin e kësaj të shtune Irani njoftoi mbylljen e rrugës tregtare ku kalon 20% e naftës së botës. Pasi Ngushtica u mbyll, të paktën dy anije që po tentonin të3 kalonin nëpër të u sulmuan me armë zjarri.
Operacionet Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar raportuan se kanë regjistruar një incident pranë ngushticës në verilindje të Omanit. Kapiteni i një cisterne tha se anijes së tij I ishte afruar nga anije luftarake të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat hapën zjarr. Por cisterna dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt.
Më parë, gjatë rihapjes së shkurtër të ngushticës, disa anije kishin filluar të lëviznin nëpër rrugën e por nga të dhënat e fundit duket se anijet janë shpërndarë dhe nuk ka më lëvizje.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se anijeve iu është thënë në radio nga marina iraniane se ngushtica është e mbyllur.
Në një deklaratë, Garda Revolucionare e Iranit tha se ngushtica do të rikthehet në gjendjen e saj të mëparshme dhe forcat e armatosura do të kontrollojnë zonën. Çdo anije që hyn dhe del do të ketë nevojë për lejen e Teheranit.
Garda paralajmëroi se do të vazhdojë të bllokojë tranzitin përmes ngushticës për sa kohë që bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi.
Ushtria Iraniane tha se po rimerr kontrollin e Hormuzit, teksa akuzoi Shtetet e Bashkuara për pirateri, duke e thënë se e ashtuquajtura bllokadë, përbën grabitje detare.
Ndërkohë Irani duket se nuk ka rënë dakord për një raund të dytë negociatash me Shtetet e Bashkuara, sipas mediave vendase, që thonë se kërkesat e Uashingtonit ishin të tepërta.
Kryeparlamentari dhe kryenegociatori i vendit Mohamed Ghalibaf kishte thënë më herët se Shtetet e Bashkuara nuk e fituan luftën dhe nuk do të arrijnë askund në negociata me gënjeshtra.
Një mesazh I ngjashëm u dha nga lideri suprem Mojtaba Khamenei, I cili tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgartiten për të tjera humbje.
Nga ana tjetër në një event të Turning Point Action në Arizona, Trump përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të nxjerrin së bashku uranium të pasuruar dhe do ta largojnë atë nga Irani duke e çuar përtej oqeanit.
Presidenti amerikan kritikoi sërish NATO-n, duke se ndihma u ofrua shumë vonë, edhe pse sipas tij Shtetet e Bashkuara shpenzojnë afër 1 trilion dollarë duke ndihmuar aleancën.


