Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

U raportua si vdekje natyrale/ Zbardhet ngjarja në Durrës! Policia: 59-vjeçari u godit me grushte pas sherrit, arrestohet autori i dyshuar

schedule13:20 - 18 Prill, 2026

schedule 13:20 - 18 Prill, 2026

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Durrës, ku një 59-vjeçar humbi jetën.

Sipas policisë shtetasi 42-vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me 59 vjeçarin dhe më pas e ka goditur me grushte. Si pasojë 59-vjeçari ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën. 42-vjeçari u arrestua si autor i dyshuar për vrasje nga pakujdesia.

Fillimisht ngjarja u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.



Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!