Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Tiranë/ Plagosje me armë zjarri te “Poliklinika 10”

schedule19:25 - 17 Prill, 2026

schedule 19:25 - 17 Prill, 2026

Raportohet për një plagosje me armë zjarri në Tiranë, në zonën e “Poliklinika 10”.

Sipas informacioneve paraprake të mësuar nga ABC News i plagosur ka mbetur Ilirjan Dosti.

Ai është dërguar me urgjencë në spital. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt banal që ka nisur në një lokal. Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë komshinj me njëri-tjetrin. Autori dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.



“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!