Rama u premton naftëtarëve: Shumë shpejt do të vij për rihapjen e uzinës

schedule13:06 - 22 Janar, 2018

schedule 13:06 - 22 Janar, 2018

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri zhvilloi një interpelance me naftëtarët e ARMO-s, përmes platformës shqipëriaqëduam.al. Kreu i qeverisë u premtoi rikthimin në punë të uzinës.

Janë vetëm një orë e gjysëm larg Tiranës por nuk kanë pse ta përshkojnë këtë rrugë as në këmbë e as me makinë. Sepse ka edhe një mënyrë tjetër komunikimi.

Për herë të parë kryeministri Rama siguron një interpelancë online nëpërmjet plaftormës “shqipëriaqëduam.al”

Naftëtarët nga Fieri paralajmëruan se lista e problemeve është e gjatë. Rivënia në punë e uzinës, pagesa e pagave të prapambetura, vënia në punë e qendrës shëndetësore dhe spitalit të sëmundjeve profesionale në Tiranë,  dhënia e statusit të naftëtarit ishin disa prej tyre. Kjo e fundit është gati dhe e padiskutueshme u tha ministri i infrastrukturës dhe energjisë por edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave.

Një tjetër kërkesë nga naftëtarët ishte hetimi I procesit të armos por që për kryeministrin Edi RAMA hetimet nuk I bën qeveria ndonëse u shpreh se privatizimi I kompanisë Armo ishte criminal

Duket se kjo videokonferencë prodhoi lajme të mira për naftëtarët të cilëve kreu i qeverisë u tha se po nxisin investitorët ta rivënë në punë uzinën.

Nuk munguan edhe shakatë në interpelancën online.

Jashtë ambienteve ku përfaqësia e naftëtarëve komunikoi me kryeministrin, prisnin punëtorët e tjerë. Ata nuk ishin edhe aq optimist pavarësisht këmbënguljes së pjesëtarëve që i përfaqësuan se ditë të mira priten./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!