Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Liridona Ademaj/ Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Naim Murselin, Plavën e Kokallën

schedule11:02 - 17 Prill, 2026

schedule 11:02 - 17 Prill, 2026

KOSOVË- Prokurorja Javorka Perlinçeviç në fjalën e saj përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, ka kërkuar dënim më burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Palava e Kushtrim Kokalla.

Gjatë seancës, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka thënë se provat kanë vërtetuar se Murseli, për shkak të shkak të raporteve bashkëshortore dhe fitimit financiar ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes.

“Provat e vërtetojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale”, ka theksuar Perlinçeviç.



Vrasja e Ademajt ndodhi në prani të fëmijëve të saj që atë kohë ishin 4 e 6 vjeç.

Prokuroria gjithashtu ka theksuar se vrasja e Ademajt është kryer me qëllim të përfitimit nga polica e sigurimit.

“Në këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar që në muajin qershor 2022, familja Murseli ka paguar policën e sigurimit në emër të Liridona Murselit. Menjëherë pas kësaj, Naimi ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që ta gjejë mënyrën që ta vrasë Liridonën, që do të thotë që me vetëdije është paguar polica e sigurimit jetësor për Liridonën”, ka deklaruar Perlinçeviç.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!