Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Eksodi i shqiptarëve të Kosovës/ Ditë falenderimi për Kukësin, hapi dyert për vëllezërit

schedule13:39 - 16 Prill, 2026

schedule 13:39 - 16 Prill, 2026

Sot ky kufi përshkohet simbolikisht, por 27 vite më parë u kapërcye nga mbi 700 mijë shqiptarë të Kosovës, të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre gjatë luftës, për të gjetur strehë në Kukës.

Që prej vitit 2000, çdo 16 prill, qindra qytetarë nga Kosovë kalojnë në këmbë kufirin drejt Kukësit, në shenjë mirënjohjeje për mikpritjen dhe solidaritetin e treguar në pranverën e vitit 1999.

Për organizatorët, kjo ditë mbetet një ndër momentet më të forta historike që lidh dy anët e kufirit.



Edhe për autoritetet vendore në Kukës, kjo ngjarje përfaqëson një kapitull krenarie dhe humanizmi.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë tha se kjo ngjarje dhe përkujtime të tilla e mbajnë gjallë traditën e fisme të Kukësit e mbarë Shqipërisë.

Në qendër të Kukës ndodhet edhe “Kulla e Qëndresës”, simbol i kësaj historie solidariteti, e ndërtuar për të kujtuar bujarinë dhe dyert e hapura për shqiptarët e Kosovës në ditët më të errëta të histories së tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!