Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin.
Zëdhënësja Karoline Leavitt tha se këto lajme janë të pasakta dhe i quajti “gazetari e keqe”.
Ajo theksoi se SHBA nuk ka bërë kërkesë për një zgjatje armëpushimi.
Deklarata erdhi në përgjigje të disa raportimeve të mediave për këtë çështje. Por, SHBA-të shprehen të gatshme për bisedime me Iranin, për të pasur një marrëveshje.


