Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri që “dogji” Tiranën/ Inxhinieri Kërluku: Materialet e përdorur në ndërtesë, jo me standarde

schedule20:29 - 15 Prill, 2026

schedule 20:29 - 15 Prill, 2026

Inxhinieri Erald Kërluku thotë se zjarri në ndërtesën tek “Farmacia 10”, u përhap me shpejtësi pasi materialet e përdorura, nuk ishin me standarde.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kërluku u shpreh se po të ishte vendosur lesh guri për izolim, nuk do të përhapej zjarri në atë mënyrë.

Sipas tij, vatra e zjarrit ka qenë përtej elementit të veshjes dhe fasadës.



“Të kuptojmë për çfarë po flasim. Po flasim për fasadën e ventiluar. Nëse ke sobë druri, je në katin e fundit, ngre oxhakun e tillë që druri të fillojë të digjet dhe nxehtësia të çlirohet. Kur e ndërton këtë sobën, ai ustai i cili po e ndërton, thotë, prit ta zgjas pak këtë oxhakun 3-4 metra mbi nivelin e çatisë, sepse rendimenti i zjarrit do jetë më i mirë. Nën prezencën e zjarrit, ajri kërkon të ekulibrojë presionin e saj, sa më shumë të shkojë lart, ajo do ketë aq më tepër forcë, zjarri do ketë më tepër forcë. Në këtë rast, kemi një oxhak që mund të jetë 30 metra, shpejtësia e përhapjes së zjarrit është e jashtëzakonshme, në momentin e shkëndijës. Zjarri do diku të fillojë të ngrihet. Shtresa zjarrduruese, është e padjegshme në çdo lloj temeprature. Kjo nuk diskutohet. Po të ishte kjo, nuk do kishte problem. Nëse ky element do ekzistonte në të gjithë fasadën, ne nuk do kishim problem.

Kemi një vatër zjarri që temperetura mund të shkojë në 1200 gradë, varet nga materiali që i cili është izoluar. Ky produkt që Arbeni solli në dukje, materiali, në momentin e djegies shkonte edhe në 1500 gradë. Fasada e veshur me alumin, me alukobond duhet të jetë e klasifikuar e padjegshme. Ky element, temperatura shkon në 1500 gradë. Vatra e zjarrit ka qenë përtej elementit të veshjes dhe elementit të fasadës. Po të ishte leshi i gurit në atë moment, kjo nuk do të kishte ndodhur. Ndërtesa u dogj sepse materialet që u përdorur në to ishin jo të standardit. Alukobondi që flasim, është i jo i cilësisë A1 dhe A2, kjo nuk diskutohet, nuk do kishte arritur në atë nivel”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!