Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë ditën e enjte në Itali.
Kreu i qeverisë shqiptare ku do të pritet nga homologia italiane, Giorgia Meloni.
Sipas njoftimit nga qeveria italiane, bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në orën 15:00 në ‘Palazzo Chigi’.
“Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në njoftimin nga qeveria italiane./abcnews.al


