TIRANË– Rasti i fundit i djegies së një pallati një ditë më parë në Tiranë rikthen edhe një herë diskutimin e nevojës për sigurimin e pronave. Aktualisht ka një draft që po diskutohet për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe përmbytjet.
Ndërkohë sa i takon sigurimit vullnetar për pronat, në Shqipëri mbetet ende në nivele shumë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.
Eksperti i tregut të sigurimeve, Artur Ribaj, i ftuar në “Money Report” u shpreh e qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të sigurojnë pronat e tyre, në mënyrë që në rast fatkeqësish, kompanitë e sigurimet t’i përgjigjen në kohë për dëmet e pësuara.
Ai u shpreh se çmimi i sigurimit të pronave mbetet i pafavorshëm dhe se qytetarët duhet të veprojnë pa pritur kompensim nga buxheti i shtetit.
Sipas ekspertit, qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë nga xhepat e tyre veprimet e papërgjegjshme të të tjerëve.
“Rreziqet duhet të mbarten te kompanitë e sigurimit. Dëmet nuk mund të mbulohen nga buxheti i shtetit. Banorët duhet të jenë të parët që të marrin masat për të përballuar rreziqet e mundshme. Edhe te tërmeti, ata që ishin të siguruar, u dëmshpërblyen nga kompanitë e sigurimeve.
Sigurimi aktualisht është 1 euro për metër katror. Qytetarët duhet të vendosin vullnetarisht për sigurimet. Çmimi është i lirë, nga më të lirët i gjetur në Ballkanin Perëndimor. Çmimet për sigurimet e banesave janë të papërballueshme.
Jam favorit i skemës vullnetare siç është, sepse pastaj, do t’ju vijë e detyrueshme dhe shuma mund të jetë më e madhe. Ne nuk mund të paguajmë nga xhepat tonë papërgjegjshmërinë e dikujt tjetër”, theksoi ai./ abcnews.al


