Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Flakët dogjën pallatin/ “Nuk kemi përgjegjësi ligjore”, reagon kompania: Do rindërtojmë apartamentet e dëmtuara

schedule13:04 - 15 Prill, 2026

schedule 13:04 - 15 Prill, 2026

TIRANË- Kompania, e cila ndërtoi pallatin që u përfshi nga flakët të “Farmacia 10” në Tiranë ka reaguar me anë të një deklarate, duke thënë se edhe pse nuk kanë përgjegjësi ligjore, ka vendosur të ndërtojë fasadën dhe të gjithë apartamentet e dëmtuara nga zjarri.

“Megjithatë, shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjithë apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit. Ky angazhim synon të kontribuojë në rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës dhe në minimizimin e pasojave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në deklaratë.

Më tej, kompania thotë se ndërtimi është kryer duke respektuar standarde të larta dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas saj, ndërtimi i pallatit është certifikuar edhe nga organet kompetente.



“Të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore”, theksoi ai.

Reagim i kompanisë: 

Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen e sinqertë për të gjithë banorët e dëmtuar nga ngjarja e fundit që ka prekur objektin në zonën e “Farmacia 10”. Në këto momente të vështira, jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe ndajmë shqetësimin për pasojat e shkaktuara.

Në funksion të transparencës me opinionin publik, dëshirojmë të sqarojmë se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa asnjë shtesë katësh apo devijim nga projekti i aprovuar, përveç sistemimeve anësore siç janë verandat, të cilat gjithashtu janë miratuar nga organet kompetente. Të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore.

Dëshirojmë të theksojmë gjithashtu, që për të gjitha punimet e fasadës për objektin në fjalë, shoqëria ka lidhur marrëveshje respektive me shoqëri tregtare, të regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, të cilët janë zotuar dhe kanë marrë përsipër të kryejnë me përgjegjësi të plotë ligjore shërbimet e ofruara dhe të kontraktuara.

Në çdo rast shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk ka kërkuar para nënshkrimit të kontratës dhe posedon të gjitha certifikimet e materialeve sipas standardeve europiane dhe legjislacionit në fuqi, të cilat na janë vënë në dispozicion nga kontraktorët që kanë kryer këto punime.

Për objektin në fjalë është bërë kolaudimi, certifikimi si dhe të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, duke e dorëzuar me përpikmëri dhe në mënyrë të rregullt tek banorët, në përputhje të plotë me procedurat dhe aktet ligjore në fuqi, çka konfirmon se shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj kontraktuale dhe ligjore.

Megjithatë, shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër me shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjithë apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin me çelësa në dorë në momentin e dorëzimit. Ky angazhim synon të kontribuojë në rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës dhe në minimizimin e pasojave të kësaj ngjarjeje.

Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe grupet e ekspertëve për të sqaruar çdo rrethanë të ngjarjes dhe për të garantuar transparencë të plotë ndaj të prekurve, institucioneve ligjzbatuese si dhe publikut. Njëkohësisht, ritheksojmë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndërtuar me cilësi, siguri dhe përgjegjësi.

Në përfundim, duke shprehur edhe njëherë të gjithë solidaritetin tonë, sigurojmë banorët dhe opinionin publik se Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk do të vijojë të ndjekë me prioritet maksimal çdo hap të nevojshëm për përballimin e kësaj situate dhe për rikthimin sa më të shpejtë e të plotë të funksionalitetit të objektit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!