Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në pallat, 4 të arrestuar/ Procedohet penalisht ndërtuesi i “Arlis”, Armando Lilo

schedule12:34 - 15 Prill, 2026

schedule 12:34 - 15 Prill, 2026

TIRANË- Një ditë pas zjarrit në pallatin 12 katësh  në kompleksin “Arils” pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë  policia ka arrestuar katër persona. Ndërkohë po procedon penalisht  ndërtuesin e pallatit Armand Lilo.

Policia ka vënë në pranga menaxheren e “Big Market” Razie Sula. Mbi 54 vjeçaren rëndon vepra penale shkatërrimi i pronës nga pakujdesia dhe  shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.

Marketi ndodhet në katin e parë të kompleksit  nga ku  grupi hetimor dyshon se nisën flakët  dhe  më pas   të ndihmuara dhe nga  materiali I fasadës u përhapën në të gjithë pallatin.



Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në ambientin e pasmë të big market  në rrethana të paqarta ka rënë zjarr në një vend ku ishin grumbulluar mbeturina. Menaxherja  sipas policise nuk kishte marrë masa për heqjen e tyre.

Administratori i subjektit që ka bërë punimet për fasadën e kompleksit Altin Furtuna dhe  inxhinieri drejtues i punimeve për ndërtimin e kompleksit Enver Ademi janë vënë në prangat e policisë.

Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë sipas policisë është vepra  penale që rëndon mbi ta. Policia ka arrestuar gjithshtu për  shkelje të rregullave të mbrojtjes ne pune  dhe  administratorin e pallatit  Agron Cara.  Policia dyshon se  nuk ka kryer veprimet e nevojshme për kontrollin e funksionalitetit të masave mbrojtëse për zjarrin dhe shpëtimin.

Ndërkohe hetimet kane nisur dhe per dy punonjese  te  Big Market  dhe  te kontraktuarin per ndertimin e kompleksit. Policia thotë gjithashtu se grupi hetimor ne vendngjarje po punon per të përcaktuar dëmin material të shkaktuar nga zjarri.

Të arrestuarit: 

Enver Ademi, inxhinier
Altin Furtuna, kontraktori që ka bërë fasadën
Razie Sula, menaxhere e “Big Market”
Agron Cara, Administrator i pallatit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!