Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Negociatat në Pakistan, të dobishme për Teheranin”, Krisafi: Irani nuk ka arsye të godasë anijet amerikane

schedule21:47 - 14 Prill, 2026

schedule 21:47 - 14 Prill, 2026

Eksperti Ledion Krisafi tha se Irani ndodhet në pozicion të vështirë pas goditjeve ajrore që kanë shkatërruar një pjesë të kapaciteteve të tij ushtarake. Sipas tij, negociatat në Pakistan i shërbejnë Teheranit për të dalë nga kjo situatë, ndërsa Irani nuk ka arsye të godasë anijet amerikane në këtë fazë.

“Irani është në pozicionin më të vështirë, sepse nga goditjet ajrore u shkatërruan kapacitetet. Irani ka për qëllim të dalë nga kjo situatë dhe negociatat në Pakistan i shërbejnë Iranit. Irani nuk ka arsye të godasë anijet amerikane.

Kapacitetet ushtarake u shkatërruan dhe mund t’i duhen disa vite. Trump mund ta nisë luftën edhe pas 6 muajsh, ku Irani do jetë sërish i dobët. Është një elitë drejtuese që ishte në presion se mund të vritej nga Izraeli, i jep mundësinë të rimëkëmbet. Trump mund të ketë arritur minimumin, zvogëlimin e kapaciteteve ushtarake.”   / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!