Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“SHBA dhe Iranit u nevojitet armëpushimi”, Shala: Trump nuk mund ta rrëzojë regjimin

schedule21:35 - 14 Prill, 2026

schedule 21:35 - 14 Prill, 2026

Eksperti Xhavit Shala komentoi zhvillimet nga Lindja e Mesme ku tha se të dy palëve u nevojitet një armëpushim dhe, nëse nuk arrihet marrëveshje e plotë, mund të shkohet drejt zgjatjes së tij. Sipas tij, Irani e ndjen veten më të fortë dhe po përpiqet të konsolidojë ndikimin e tij, përfshirë edhe përmes programit bërthamor, ndërsa SHBA kërkon një zgjidhje të negociuar. Shala thekson se, pavarësisht presioneve, një takim mes palëve mbetet mundësi e rëndësishme, pasi opsionet për ndryshim regjimi nuk janë më realiste në afat të shkurtër.

“Të dy palëve u duhet armëpushimi, dhe nëse nuk e arrijnë mund të zgjasin armëpushimin. Në aspektin e shkëmbimeve, Irani e ndjen veten më të fortë derisa i shpëton kaosit.

Është një nga shtyllat që bën të mundur që Irani të shtrijë ndikimin me programin bërthamor, nuk besoj se bëjnë tolerime. Krahas presioneve, mendoj që është një mundësi e mirë takimi.



Të dy palët janë të interesuara për vazhdim armëpushimi, sidomos për SHBA që ka një mundësi tërheqjeje, por pa e marrë atë që synuan. Trump ofronte opsionin e rënies së regjimit, por tani na intereson marrëveshja. Tashmë nuk kanë mundësi të ndikojnë në rënien e regjimit; do kërkojë një kohë të gjatë dhe ngritjen e popullit.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!