Kanë dalë sot para GJKKO në seancën e parë në themel grupi kriminal qe akuzohet se hakeroi emailet e disa prokurorëve të SPAK.
Të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj refuzuan që të filmohen nga mediat ndërsa seanca u shty me kërkesë të avokatëvë të ish-drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, të cilët kërkuan t’i vihet në dispozicion vendimi i gjyqtarit të seancës paraprake për të hartuar strategjinë e mbrojtjes.
Seanca e rradhes u la me 27 prill ora 11:00
Tre të pandehurit akuzohen për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.


