Saranda është kthyer në një destinacion i preferuar i kroçerave ndërkombëtare.
Ditën e sotme në brigjet tona ka mbërritur anija gjigante turistike “Sapphire Princess”, pjesë e flotës së Princess Cruises, duke sjellë me vete 1964 turistë nga e gjithë bota për të zbuluar bukuritë e jugut të Shqipërisë.
Në një njoftim zyrtar Dogana Shqiptare, sqaron se autoritetet janë në gatishmëri të plotë, duke garantuar procedura të shpejta, profesionale dhe mikpritëse për çdo vizitor që zgjedh vendin tonë si destinacion.






