Kryeministri Edi Rama thotë se dera e BE është e hapur për Shqipërinë.
Në Asamblenë e PS në Vlorë, Rama u shpreh se Shqipëria, si asnjë vend tjetër, i hapi të gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj.
Rama shtoi se sot, aq sa vendi ynë do të bëhet pjesë e Europës, zyrtarisht, aq do edhe Europa zyrtare.
“Në këtë fazë kur duhet të bëjnë zgjedhjet organizatat socialiste, por duhet të diskutojmë me njëri-tjerin dhe duhet të njoftojmë familjen tonë politike, për disa çështje me rëndësi parësore, të cilat, janë edhe të mjegulluara nga zhurma e madhe, e përditshme e tenxhereve mediatike dhe nga gjithë tymi i politikës së ditës. Është shumë e rëndësishme kjo, vendi ynë është në moment kyç të historisë së vet. Fati po i buzëqesh Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjithë të mëdhenjtë që i duhen Shqipërisë, të realizojë atë që ka ëndërruar, janë të rreshtuar në anën tonë, të kësaj ëndrre dhe të këtij misioni. Sot, aq sa ne duam të jemi pjesë e Europës, edhe zyrtarisht, aq edhe Europa zyrtare. BE do që ne të jemi pjesë e sa. Ky është moment jashtëzakonisht delikat. Nuk është moment i cili nuk do të zgjasë pafundësisht, është krijuar nga bashkimi, ose rreshtimi i të gjithë yjeve në favorin tonë. I krijuar nga puna që kemi bërë këto vite dhe nga rrethanat, që janë krijuar dhe kanë shkuar në favorin tonë. BE, sot e ka derën të hapur realisht, sot dera është e hapur. Po të mos ishte e hapur, nuk do i kishim hapur kapitujt në 11 muaj”, theksoi Rama./abcnews.al


