Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Hungari/ Macron uron Peter Magyar: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

schedule21:55 - 12 Prill, 2026

schedule 21:55 - 12 Prill, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë ndër liderët e parë evropianë që ka uruar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari.

Në një postim në platformën X, Emmanuel Macron bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me liderin opozitar hungarez për ta përgëzuar për rezultatin.

“Franca përshëndet fitoren e pjesëmarrjes demokratike, të lidhjes së popullit hungarez me vlerat e Bashkimit Evropian dhe të Hungarisë në Evropë,” shkroi ai.



Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit evropian, Macron shtoi: “Së bashku, le të përparojmë një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë.”

Urimi i Emmanuel Macron vjen pas një rezultati historik në Hungari, ku Péter Magyar ka arritur të mposhtë Viktor Orbán.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!