Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papa Leoni XIV bën thirrje për armëpushim në Liban: Mbrojtja e civilëve, detyrim!

schedule22:47 - 12 Prill, 2026

schedule 22:47 - 12 Prill, 2026

Papa Leo XIV ka bërë thirrje për armëpushim në Liban. Ai theksoi rëndësinë e parimit të humanitetit, duke e cilësuar atë si një detyrim moral dhe ligjor për mbrojtjen e civilëve në konfliktet e armatosura.

“Parimi i njerëzimit, i gdhendur në ndërgjegjen e çdo personi dhe i njohur në të drejtën ndërkombëtare, përfshin detyrimin moral për të mbrojtur popullsinë civile nga efektet e tmerrshme të luftës,” u shpreh Papa Papa Leoni XIV.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ku raportohen sulme të intensifikuara në Libanin jugor, ndërsa sipas raportimeve, bombardimet mbi Bejrut janë ulur në ditët e fundit, por operacionet tokësore vijojnë.



Papa Leoni XIV bëri thirrje për ulje të menjëhershme të dhunës dhe rikthim në dialog, duke theksuar nevojën urgjente për mbrojtjen e civilëve dhe stabilitetin në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!