Rita Ora është shumë e famshme për të dalë nëpër kafenetë e Londrës. Ylli 29-vjeçar, e pyetur se si do ta kalonte ditën nëse do të ishte e panjohur tha se do të shëtiste rrugëve dhe do të vizitonte kafene të lezetshme. Pse kjo dëshirë? Sepse aktualisht Rita, s’e bën dot.
“Do të dukem e mërzitshme, por do të them diçka shumë të thjeshtë. Do të bëja pazar gjithë ditën me mamin dhe motrën. Do të merrja kafe dhe ëmbëlsira nëpër kafene të vogla dhe do të bridhja rrugëve. Ka kaluar shumë kohë që nuk e bëj këtë dhe s’mendoj dot për gjë tjetër më të mirë.
Aktualisht, Rita është një prej pjesëtareve të panelit në programin “The Masked Singer”./abcnews.al