Ëndrra europiane e Thomas Strakoshës dhe AEK Athinë është shuar në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Conference League. Skuadra e portierit të kombëtares së Shqipërisë u mund 3-0 në fushën e Rayo Vallecano. Nëse një kuqezi zhënjehet, një tjetër feston, pasi në pankinën e skuadrës spanjolle qëndroi Ivan Balliu.
Në fushë si gjithmonë titullar, Strakosha nxorri shumë shpejt topin nga rrjeta e tij që në minutën e dytë, kur vendasit kaluna në epërsi me Akomash. Rayo iu anulua një tjetër gol nga sistemi VAR, por në shtesën e pjesës së parë, vendasit gjetën dyfishimin me Lopez.
Spanjollët vulosën fitoren dhe ndoshta kualifikimin për në gjysmëfinalet e Conference League me golin e tretë të Isi Palazon nga pika e penalltisë. Edhe në tre sfidat e tjera të vajtjes në cerekfinalet e turneut, festa ishte për skuadrat pritëse.
Crystal Palace kaloi pa probleme Fiorentinën, duke vulosur përpara kohe biletën për në fazën tjetër. Mateta me penallti dhe Mitchell sigluan epërsinë e dyfishtë të anglezëve në pjesën e parë.
Në minutën e fundit të rregullt, Sarr plotësoi fitoren e madhe të Crytal Palace. I njëjti diskutim vlen edhe për Shakhtor Doneck, që kaloi 3-0 Az Alkmaar. Fitorja e ukrainasve u vendos vetëm në pjesën e dytë, me golat e Pedrinho dhe dy të shënuar nga Alison.
Pranë kualifikimit edhe Mainz. Skuadra gjermane hodhi një hap të sigurtë drejt gjyëmëfinaleve të Conference League, pasi fitores 2-0 ndaj Strasbourg. Samo dhe Poch shënuan golat në pjesën e parë, duke I dhuruar Mainz një avantazh të rëndësishëm në pritje të sfidës së kthimit. /abcnews.al


