Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia sposton krizën në Europë/ Bologna pranë eliminimit, Aston Villa e mund 3-1 në Europa League

schedule12:37 - 10 Prill, 2026

schedule 12:37 - 10 Prill, 2026

Pas dështimit në play off e “Botërorit 2026”, kriza e futbollit italian në arenën ndërkombëtare ka vijuar edhe në Kupat e Europës.

Bolonja, e cila ruante nderin e Serie A në Europa League është shumë pranë eliminimit në çerekfinalet e turneut, pasi u mund në shtëpi 3-1 nga Aston Villa në sfidën e vajtjes.

Anglezët mbyllën pjesën e parë në epërsi falë golit të Konsa, ndërsa në nisje të fraksionit të dytë dyfishuan me Uotkins.



Vetëm në limitet e kohës së rregullt, Rouv ngushoti diferencën, por në shtesë Uotkins me golin e dytë personal vendosi fatin e sfidës dhe I jep Aston Villa një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.

Biletën për në gjysmëfinale duket se ka siguruar përpara kohe Freiburg, pasi skuadra gjermane fitoi pastër 3-0 ndaj Celta Vigo.

Gjithçka e lehtë për të zotët e shtëpisë, që e vranë garën me dy gola që në pjesën e parë. Grifo dhe Beste shënuan për Freiburg përpara pushimit. Me rikthimin në fushë, Ginter realizoi golin  e tretë dhe atë të sigurisë për gjermanët, me një këmbë në gjysmëfinalet e Europa League.

Gjithçka e hapur mbetet pas sfidës së vajtjes mes Porto dhe Nottingham Forest, që në “Dragao” u ndanë në barazim 1-1.

Portugezët bënë gjithçka vetë, duke nisur nga epërsia e Ulliam Gomez në minutën e 11-të.

Por dy minuta më pas autogoli i Fernandez prishi planet e Porto, ndërsa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në fushën e Nottingham.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!