Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4000 vite histori e mohuar? Si shkua ilirët në alpet e Austrisë dhe të Zvicrës

schedule12:03 - 10 Prill, 2026

schedule 12:03 - 10 Prill, 2026

A kanë lënë ilirët gjurmë shumë më thellë në Europë sesa kemi besuar deri më sot? Kjo është pyetja që ngre studiuesi Lulzim Osmanaj, i cili vjen me fakte dhe interpretime intriguese mbi praninë ilire në territoret e sotme të Austrisë dhe Zvicrës.

Në librin e tij “Jehona e Antikitetit, 4000 vite autoktoni ilire në Zvicër dhe Austri”, Osmanaj argumenton se vendbanimet ilire në këto zona datojnë që nga periudha 2800–800 p.e.s., duke sfiduar narrativat tradicionale historike. Sipas tij, fisi i Retët konsiderohet ndër më të hershmit që u vendos në Alpet Lindore, duke u shtrirë deri në Bavari.

Retët njiheshin si “ilirët e Alpeve” dhe adhuronin hyjneshën Reitia, ndërsa gjuha e tyre, e njohur si retishte, mendohet të jetë transmetuar përmes glosave në disa rajone të Europës Qendrore. Studiuesi ngre gjithashtu tezën se edhe elemente të shqipes së sotme mund të kenë rrënjë në këtë trashëgimi të lashtë.



Një tjetër pikë interesante është migrimi i Keltëve në shekujt VI–V p.e.s., të lidhur me Kultura La Tène, të cilët u vendosën në territoret zvicerane duke u ndërthurur me popullsitë vendase ilire.
Osmanaj përmend edhe fisin e Parthinët, me origjinë mes Durrësit dhe Elbasanit, që sipas tij emigroi drejt Bavarisë, ku krijoi struktura të organizuara qytetërimi.

Një nga zbulimet më të diskutueshme lidhet me një strukturë rrethore në Sachsen-Anhalt, e njohur si “Ringheiligtum”, një kompleks ritual 6000-vjeçar, që disa e krahasojnë me Stonehenge. A mund të ketë lidhje kjo me qytetërimin ilir?

Gjurmë të tjera arkeologjike përmenden në Graubünden të Zvicrës dhe në Braunberg të Austrisë, ku janë gjetur vendbanime mijëravjeçare. Po ashtu, kultura e fushave me urna, ku hiri i të vdekurve ruhej në enë balte, konsiderohet nga Osmanaj si një praktikë me rrënjë ilire.

Madje, edhe fjala “Alpe” apo “Albula” interpretohet si me origjinë ilire, me kuptimin “male të bardha”, duke hapur një tjetër debat mbi ndikimin gjuhësor. Në këtë rrëfim mes historisë dhe misterit, pyetjet mbeten të hapura: a kemi nënvlerësuar rolin e ilirëve në Europën e lashtë?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!