Presidenti amerikan, Donald Trump i ka lëshuar një paralajmërim Iranit pasi dëgjoi “raporte” se Teherani po u ngarkon tarifa cisternave që udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
“Më mirë të mos jenë të tillë dhe, nëse janë, më mirë të ndalen tani!” shtoi ai në një postim në platformën e tij Truth Social.

Trump deklaroi më herët se Irani po bën një “punë shumë të dobët” në menaxhimin e kësaj rruge ujore, përmes së cilës kalon 20 përqind e naftës dhe gazit në botë.
“Irani po bën një punë shumë të dobët, disa do të thoshin të pandershme, në lejimin e kalimit të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, theksoi ai.
Irani tha se kishte ndaluar trafikun detar në rrugën ujore kryesore në hakmarrje për sulmet e Izraelit në Liban, duke publikuar një hartë që tregon një “zonë rreziku” që tregon minat e mundshme./abcnews.al


