Gazetari Egon Loli komentoi konfliktin në Lindjen e Mesme duke thënë se pjesë e grupit negociator pritet të jetë JD Vance, i cili shihet si një palë më e preferuar nga Irani.
Sipas tij, ekziston vullnet nga Shtëpia e Bardhë për përfundimin e konfliktit, pavarësisht divergjencave të mëdha mes palëve në planet e paraqitura, përfshirë praninë e SHBA-së në Gjiri Persik dhe çështjen e pasurimit të uraniumit.
Ai theksoi se një pikë e mundshme nisjeje për bisedimet mbetet hapja e Ngushtica e Hormuzit, që konsiderohet fitore strategjike për Iranin
“Pjesë e grupit negociator pritet të jetë JD Vance, i cili shihet si një palë më e preferuar nga Irani. Ekziston një mundësi që të arrihet një marrëveshje, pasi vërehet vullnet nga Shtëpia e Bardhë që ky konflikt të përfundojë. Nga ana tjetër, mes 15 kërkesave të pranuara gjerësisht, dallohen qartë kërkesat e SHBA-së të artikuluara.
Ndërkohë, janë edhe 10 kërkesat e Iranit, të paraqitura përmes Pakistanit. Ka divergjenca të mëdha mes palëve, që nisin nga prania e SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe çështja e pasurimit të uraniumit. Një pikë nga e cila të dyja palët mund të nisin bisedimet është hapja e Ngushticës së Hormuzit, e cila përbën një fitore strategjike për Iranin.” / abcnews.al /


