Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dera e BE është hapur, ta shfrytëzojmë”, Rama në Durrës: Duhet ta kapim trenin e historisë patjetër

schedule17:46 - 9 Prill, 2026

schedule 17:46 - 9 Prill, 2026

DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga takimi me Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës u shpreh se Shqipëria duhet të shfrytëzojë momentin aktual, që vendi të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Ai theksoi se dera e BE është hapur dhe tani është detyra e Shqipërisë ta shfrytëzojë në avantazhin e vet.

“Partia këtu është e gjallë, e motivuar dhe e angazhuar. Për zgjedhjet e ardhshme vendore kemi të gjithë arsyet të besojmë se duhet t’i fitojmë të tre bashkitë, duke filluar nga Durrësi, por deri atë ditë duhet të bëjmë dhe punët që duhet.



Fati u buzëqesh shqiptarëve, sepse për herë të parë gjendemi në një pozitë ku të mëdhenjtë që na duhen i kemi të gjithë me vete dhe në ndërkohë ne duhet të materializojmë një ëndërr të vjetër, që ka qenë ëndërr e brezave për ta shkëputur Shqipërinë nga pika ku në vazhdimësi jemi gjendur në vështirësi të mëdha historike dhe për ta pozicionuar në anën e Evropës edhe zyrtarisht, jo vetëm gjeografikisht.

Na duhet një mandat më i fortë për ta bërë realist objektivin historik të Shqipërisë në BE.

Sot Shqipëria duhet të vrapojë për të mos e lënë për t’u mbyllur atë derën që është hapur.

Dua që PS të jetë e vetëdijshme që fati e ka dashur që të na bjerë në kurriz një gur kaq i madh për ta ngjitur në metrat e fundit dhe për ta vendosur në majë dhe për ta vulosur prezencën e Shqipërisë në BE.

Kështu e ka sjellë rrota e historisë dhe duhet të bëjmë vetëm atë që na kërkohet. Ne duhet ta kapim trenin e historisë patjetër.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!