Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

27 vite nga beteja e Koshares/ Thyerja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë

schedule17:00 - 9 Prill, 2026

schedule 17:00 - 9 Prill, 2026

Sot, bëhen 27 vjet nga beteja e Koshares që shënoi thyerjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Përballja me forcat serbe që nisi më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Homazhet këtë vit bënë bashkë përfaqësues të forcave të ndryshme politike në vend, ushtruesen e detyrës së presidentes dhe veternarët e luftës.

Për komandatin Ramush Haradinaj, ky përvjetor flet edhe njëherë për nderin e të jetuarit me ndjenjën e sakrificës dhe luftës së një kombi për liri.

Beteja erdhi pas përpjekjeve për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, ç’ka rezultoi pa sukses.

Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!