Ka përfunduar faza e aplikimeve online për aktivitet biznesi në bregdetin e Fierit. Të dhënat nga bashkia e Fierit tregojnë se mbi 100 subjekte pritet të ofrojnë shërbim për pushuesit gjatë sezonit veror.
Lokalet e ashtuquajtura sezonale janë struktura prej druri të vendosura kryesisht në plazhet e Darëzezës dhe Semanit. Megjithëse nuk janë ndërtesa të mirëfillta, subjektet pajisen me leje çdo vit ku përcaktohet edhe hapësira e plazhit ku vendosen shezlongët.
Leja për plazhet private përcakton edhe detyrimin e subjekteve për mirëmbajtje të territorit. Procedura online për aplikimin prej dy vitesh synon të shmangë zaptimin e hapësirës publike pasi vitet e fundit disa subjekte u gjobitën për shfrytëzimin e plazhit pa leje.


