Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Janë rritur pagat/ Kryeministri: Ndërtimi ka zhvilluar ekonominë, e neveritshme që e fusin në kornizën e krimit

schedule13:59 - 9 Prill, 2026

schedule 13:59 - 9 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama thotë se pagat në sektorin e ndërtimit janë rritur. Gjatë prezantimit të një kompleksi apartamentesh në kryeqytet, Rama u shpreh se ndërtimi ka zhvilluar ekonominë. Rama nënvizoi se është e neveritshme që ky sektor të sulmohet dhe të futet në kornizën e krimit.

“Disa kompani kanë raport shembullor me shtetin, në aspektin e taksave, sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe sot kanë bilanc rritjeje të qëndrueshme. Erdhëm këtu, si është rritur kompania, si sot në këtë kompani, ka vende pune të cilat paguhen njësoj si në Europë. Kam parasysh Europën fqinje, jo Francën e Gjermaninë. Nga ana tjetër, duke qenë se me ministren kemi dëshirë të flasim, se si ky transformim në sektorin e ndërtimit, mbështet rritjen e vet te ekonomia që rritet, e pamë të udhës që të shihnim edhe projektin. Për fat të keq, si çdo gjë në këtë vend që sulmohet kur shfaqet me sukses, sulmohet me baltë kur shfaqet si shenjë e së nesërmes, është sektor që merr goditje, sulme, baltë dhe që lëndon numër të madh protagonistësh të tij. Këtë transformim të Shqipërisë, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm, ta fusim në kornizën e krimit, është diçka e neveritshme dhe e papranueshme.

Bashkia e Tiranës ka marrë 14 milionë euro taksë vetëm nga ky projekt. Nga ky projekt, kur të bëhet realitet, uniteti do fitojë çerdhen, kopshtit. Bashkia e Tiranës mund të fitojë edhe një shkollë. Në këto 14 milionë euro, janë edhe pjesa që shkon te 3 përqindshi i strehimit. Këto apartamente, nuk i blen dot asnjë i varfër, as një njeri me një pagë të ulët, por ama nga ndërtimi i këtyre apartamenteve, Bashkia e Tiranës merr 3 përqindëshin e strehimit. Ky projekt ka 350 apartamente të porositura vetëm nga diaspora shqiptare. Paguhen jo me cash, por me bankë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!