Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

schedule09:40 - 9 Prill, 2026

schedule 09:40 - 9 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i shëtitores “Taulantia” në Durrës, ku puna po vijon me ritme të shpejta.

Sipas tij, krahas punimeve kryesore, ka nisur edhe montimi i strukturave të pergolës, të cilat do të sigurojnë hije për pushuesit përgjatë vijës bregdetare.

Rama bëri të ditur se brenda muajit qershor ky segment i shëtitores pritet të përfundojë plotësisht.



“Në kantierin e shëtitores Taulantia në Durrës vijon puna, ndërsa ka nisur edhe montimi i strukturave për ndërtimin e pergolës (strukturë me shtylla dhe trarë që krijon hije mbi shëtitore). Brenda muajit qershor, ky aks i shëtitores do të jetë i përfunduar”, shkruan Rama.

Shëtitorja “Taulantia” një vlerë e shtuar në zhvillimin urban të Durrësit, pritet të përfundojë së shpejti, duke i dhënë jetë një projekti transformues të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe të ideuar nga studioja prestigjioze ndërkombëtare Bofill Taller de Arquitectura.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte në Durrës, inspektoi ecurinë e punimeve, në kantier, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Aktualisht po vijon puna për montimin e strukturave hijezuese, ndërkohë që brenda muajit qershor, kjo shëtitore e rilindur do të jetë gati për të mikpritur turistët e shumtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!