Gjenerali Preng Doda në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe arritjen e armëpushimit 2 javor.
Gjatë intervistës, gjenerali Doda tha se arritja e armëpushimit mes SHBA dhe Iranit ishte një fitore shumë e madhe. Gjithashtu thekson se nga ky konflikt e vetmja që ka fituar është Rusia.
“Elementi ekonomik preku t gjithë botën, me përqindje të ndryshme por askush nuk i shpëtoi efektit të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit. Fitorja më e madhe është që u arrit një armëpushim. Por gjithashtu më e rëndësishme është se sa ky armëpushim do të respektohet.. Tashmë ne jemi mësuar sepse kemi parë se secila palë e ka stekën e lartë të kërkesave të tyre. Por ulja në tavolinë është hapi i parë sepse edhe finalja është arritur me bisedime diplomatike. Por fituesi më i madh nga e gjithë kjo ishte Rusia sepse u liruar nga shumë sanksione. Dhe realisht asnjë kulturë apo trashëgimi e një kombi në botë nuk mund të zhduket me asnjë lloj armë. Por Trump duhet të ja kishte kursyer vetes gjithë ato deklarata që bëri”, tha mes të tjerash ai.
/abcnews.al/


