Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Gjurmojnë elementët e dhunshëm”, Ambasada Amerikane: Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan

schedule17:11 - 8 Prill, 2026

schedule 17:11 - 8 Prill, 2026

Njësia e Antiterrorit në Policia e Shtetit pritet të forcojë ndjeshëm kapacitetet e saj operacionale falë pajisjes me dronë të teknologjisë së fundit, të prodhimit amerikan.

Lajmi u dha nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila thotë se dronët janë të pajisur me teknologji të avancuar të imazheve termike, e cila mundëson monitorim të vazhdueshëm si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

Kjo teknologji pritet të rrisë ndjeshëm aftësinë e Policisë së Shtetit për të mbikëqyrur situata të ndjeshme, për të përmirësuar kontrollin e kufijve dhe për të gjurmuar individë apo grupe të përfshira në aktivitete të dhunshme apo të paligjshme.



“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!