“Çdo vend që furnizon Iranin me armë do të përballet menjëherë me tarifa doganore 50 përqind për të gjitha mallrat që shet në Shtetet e Bashkuara, me efekt të menjëhershëm”.
Kështu u shpreh shkroi presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Truth Social.
Ai shtoi se “nuk do të ketë asnjë përjashtim apo lehtësim”, edhe pas marrëveshjes së shpallur për një armëpushim dyjavor mes SHBA dhe Iranit.

Trump tha të martën se kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit që kishte vendosur, ku deklaroi se do të shkatërrohej një “qytetërim i tërë”.
Trump deklaroi se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir.
Ai tha se marrëveshja e armëpushimit u arrit me kusht që Irani të pranonte të rihapte Ngushticën kritike të Hormuzit./abcnews.al


