Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta gjimnasti fluturues

schedule20:16 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 20:16 - 27 Dhjetor, 2019

Zi për sportin e gjimnastikës. Gani Mezini, një nga sportistët më të spikatur në këtë disiplinë, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. Ai lindi në vitin 1945 dhe pati një karrierë të pasur, duke fituar shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitet ’80-90 ai dha një kontribut të vyer në rritjen e sportit të gjimnastikës në qytetin e Vlorës, ndërkohë që ka punuar edhe në fushën pedagogjike si mësues i edukimit fizik.

“Mjeshtri i Madh i Sportit”, i konsideruar një legjendë e gjallë e gjimnastikës, u përcoll sot në banesën e fundit miq dhe të afërm.

Mezini njihej si gjimnasti fluturues. Rezultatet sportive të tij bënë që presidenti Ilir Meta edhe ta dekoronte me çmimin “Mjeshtër i Madh i Sportit”. /abcnews.al