Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Orët e fundit të ultimatumit të Trump/ Gjenerali: Tensionet në rritje! Nëse lufta vazhdon, ka pasoja të mëdha

schedule21:48 - 7 Prill, 2026

schedule 21:48 - 7 Prill, 2026

Gjenerali Dedë Prenga në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, foli për situatën luftës në Iran, duke komentuar edhe ultimatumet e fundit të presidentit Trump.

Gjatë intervistës, gjenerali Prenga tha se tensionet janë në rritje, megjithatë rithekson se palët duhet të ulën me ndërmjetësim dhe të arrijnë një marrëveshja, për shkak se nëse vazhdon lufta do të jetë me pasoja në të gjithë globin në aspektin ekonomik.

“Intensiteti i zhvillimeve dhe kompleksiteti i tyre ka bërë që një pjesë e mirë e situatës të jetë jashtë parashikimeve. Unë do thoja se ‘shenjat e para janë dhënë me goditje që janë ushtruar në ishullin sa i përket ekonomisë dhe sa i përket transportit në Ngushticën e Hormuzit. Pra nëse janë marrë masa për t’u bërë minosja dhe është e pamundur shkuarja me marinsa apo nëpërmjet detit, varianti i dytë është ai i zbarkimit nga ajri.  Varianti tjetër mund të jetë me një operacion blic dhe mirë-organizuar. Por paralelisht mendoj se do të zhvillohen edhe bisedime intensive të variantit diplomatik. Të bësh deklarata kaq të ashpra, sa do të zhduk apo do ta zhbëj, janë jashtëzakonisht të ashpra, por unë i marr me shumë rezerva”, tha ndër të tjera ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!