Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Irani është në udhëkryq të madh”, Eksperti: Ja si mund ta sulmojë SHBA-ja

schedule21:26 - 7 Prill, 2026

schedule 21:26 - 7 Prill, 2026

Trump ka paralajëmruar një sulm masiv ndaj Iranit mbrëmjen e së martës. Eksperti Faik Basha tha se Irani është në një udhëkryq kritik dhe është gati të sakrifikojë çdo gjë për të mbrojtur regjimin, ndërsa SHBA synon rrënimin e tij dhe vendosjen e demokracisë.

Sipas tij, infrastruktura jetike dhe transporti mund të goditen në një sulm që mund ta çojë vendin në pikën zero brenda dy ditëve.

“Sot kemi një Iran që është në udhëkryq të madh. Është parë këto ditë që kërcënimet nga Garda Revolucionare, që drejton sot Iranin, kemi një regjim që ka drejtuar popullin drejt objekteve strategjike. Nuk kemi kapacitete ushtarake, të të gjitha natyrave, që do siguronin një përballje me SHBA.



Kemi një popull që përdoret si mekanizëm mbrojtës. Sot mendoj që nuk do kemi zhvillime në drejtim të negociatave, Irani është gati të sakrifikojë çdo gjë për të mbrojtur regjimin. SHBA ka si synim rrënimin e regjimit dhe vendosjen e demokracise.

Besoj që do ndërmarrin një sulm ndaj infrastrukturës jetike për ushtrinë në Iran. Kemi hekurudhat që bëjnë lidhjen dhe transportin, infrastrukturë rrugore që do goditet. Pas një goditjeje që mund të zgjasë 2 ditë mund ta çojë Iranin në pikën 0.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!