Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Vaksinimi, prioritet i shëndetit publik”/ Dita Botërore e Shëndetit, ISHP: Mbron nga sëmundjet

schedule16:00 - 7 Prill, 2026

schedule 16:00 - 7 Prill, 2026

Shëndeti i mirë nis me hapa të thjeshtë. Përmes këtij mesazhi në Ditën Botërore të Shëndetit mjekët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për t’i besuar shkencës dhe për të respektuar kalendarin kombëtar të vaksinimit.
Nga viti 1974 kur u lançua dhe Programi i Gjerë i Imunizimit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vaksinat kanë shpëtuar më shumë se 150 milionë jetë.

“Duke qenë se ne jemi më afër sëmundjeve infektive dhe këtu futen dhe sëmundje infektive të parandalueshme me vaksinë, unë do të ftoja të gjithë komunitetin të ndjekin dhe të zbatojnë kalendarin kombëtar të vaksinimit për të gjitha vaksinat e rekomandueshme në vendin tonë. Sigurisht duhet të kenë parasysh se këto vaksina do të mbrojnë shëndetin e fëmijëve të tyre dhe sigurisht dhe të pjesës tjetër të komunitetit dhe janë garanci për shëndetin e tyre bazuar në fakte dhe shkencë”, tha mjekja Marjeta Dervishi.
Një tjetër apel i mjekëve vjen për të mos neglizhuar ndihmën e specialistit. Në një kohë kur në qarkullim janë një sërë virusesh të rrugëve të frymëmarrjes, sezoni i alergjive me shenja të ngjashme ka nisur, specialistët sugjerojnë për të mos u vetëmjekuar.

“Predominojnë virozat respiratore të sipërme dhe të poshtme, ndërkohë shpesh mund të kemi shfaqje alergjie dhe në këtë rast mund të ketë ngatërresa të sëmundjeve alergjike me virozat respiratore, sigurisht që mjekët e familjes dhe specialistët janë në gjendje të bëjnë diferencën mes tyre”, shtoi mjekja.
Për shkak të virozave respiratore rreth 10 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendra shëndetësore dhe spitale, sipas Institutit të Shëndetit Publik, vetëm javën e fundit. Ajo që predominon është mosha nga 0 në 14 vjeç.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!