Barcelona kërkon prej kohësh një qendërsulmues për të zëvendësuar Luis Suarez. Uruguaiani është një pikë fikse e ekipit katalanas, por mosha 33-vjeçare (i mbush në janar) nuk premton edhe për shumë vite në nivele të larta.
I preferuari i klubit spanjoll është Lautaro Martinez, i cili ka një klauzolë largimi nga Interi prej 111 milionë eurosh. Barcelona është gati të paguajë shumën, por dikush ka bllokuar tratativën. El Desmarque raporton se Leo Messi i ka kërkuar drejtuesve të heqin dorë nga blerja e patriotit të tij.
Shkaku? Luis Suarez është miku më i mirë i “pleshtit” dhe këto zëra merkatoje nuk i pëlqejnë aspak. Messi tregon edhe njëherë se është shumë i rëndësishëm në fushën e blertë, por edhe në vendimet e klubit katalanas.
Një lajm që gëzon Interin dhe tifozët zikaltër, të cilët nuk duan të humbasin shërbimet e një prej yjeve të skuadrës. Lautaro Martinez po zhvillon një sezon super me kryesuesit e Serie A dhe deri tani ia ka dalë të shënojë 13 gola mes kampionatit dhe Champions League. /abcnews.al