Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muriqi, “bomberi” pa penallti/ Ylli i Kosovës shënon më pak nga 11 metra se rivali Mbappe

schedule12:27 - 6 Prill, 2026

schedule 12:27 - 6 Prill, 2026

Panorama do të ishte pak më ndryshe nëse nuk do të llogariteshin rrjetat nga pika e bardhë.

Vedat Muriqi edhe ashtu do të ishte I dyti në renditjen e shënuesve më të mirë të La Ligës së Spanjës, por diferenca me liderin Kilian Mbape do të ishte shumë më e vogël.

Sipas statistikave të kampionatit spanjoll në të përditshmen kryesore sportive, “Marka”, sulmuesi I Kosovës dhe I Majorkës ka shënuar 5 gola me penallti, ndaj 8 të sulmuesit të Francës dhe të Realit.



Kjo do të thotë se nëse nuk do të ishin në hesap gjuajtjet nga 11 metra, Muriqi do të kishte 13 rrjeta ndaj 15 të rivalit, pra gara do të ishte shumë më e hapur.

Aktualisht, Mbape ka 23 gola këtë sezon në La Liga ndaj 19 të shqiptarit të Kosovës.

Natyrisht, duhet vlerësuar fakti se francezi ka luajtur më pak sesa sulmuesi I Majorkës, 25 ndeshje ndaj 29, sepse ka vuajtur më shumë nga dëmtimet.

Po ashtu, ka dhënë më shumë asiste, 4 ndaj një, por po flasim për krahasimin me atë që mund të jetë sulmuesi më I mirë në botë për momentin, dhe një nga lojtarët kryesorë në planet.

Nuk dihet nëse Vedat Muriqi do ta fitojë Këpucën e Artë këtë edicion, por edhe ajo e Argjendit është shumë, si dhe fakti që po garon për Mbapenë, në një kampionat ku luajnë edhe Lamin Jamal, Levandovski apo Vinisius.

Jo më kot, ishte goli I tij që I dha fitoren në fundjavë Majorkës pikërisht ndaj Realit të Madridit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!