Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Microsoft investon 10 miliardë dollarë për zgjerimin e IA-së

schedule08:23 - 4 Prill, 2026

schedule 08:23 - 4 Prill, 2026

Microsoft planifikon të investojë 1.6 trilionë jen (10 miliardë dollarë) në Japoni për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe të “cloud computing”, tha sot një drejtues i lartë, transmeton Anadolu.

Njoftimi erdhi gjatë një takimi në Tokio midis nënkryetarit të Microsoftit, Brad Smith dhe kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, sipas Kyodo News.

Investimi planifikohet të zgjasë nga fillimi i vitit 2026 deri në vitin 2029 do të përfshijë partneritete me SoftBank Group dhe Sakura Internet. “Ne mund të ofrojmë mbështetjen që i nevojitet ekonomisë japoneze për të ardhmen,” i tha Smith kryeministres Takaichi.



Ai tha se iniciativa synon të nxisë rritjen ekonomike të Japonisë duke forcuar infrastrukturën dixhitale kritike për teknologjitë e së ardhmes.

Ky veprim zgjeron ndjeshëm planin e mëparshëm prej 2.9 miliardë dollarësh të Microsoftit të njoftuar në vitin 2024 për të përmirësuar qendrat e të dhënave dhe për të rritur aftësitë e “cloud”-it në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!