Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Program kombëtar për logjistikën e parkimeve”/ Rama: Kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

schedule15:26 - 3 Prill, 2026

schedule 15:26 - 3 Prill, 2026

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët socialistë këtë të premte. Në një konferencë për mediat Rama ndau disa nga udhëzimet dhe porositë lidhur më çështjet kryesore.

Rama theksoi se është finalizuar një diskutim me Bankën e Shqipërisë dhe banka të nivelit të dytë për të rilancuar programin e garancisë sovrane dhe të linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë dhe se do të jetë për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të rriten.

“Do realizojmë shërbimin e urbanistikës për ju. Me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes kemi bërë diskutim lidhur me krijimin e një urë bashkëpunimi për rezistencën e infrastrukturës kritike dhe kam parasysh edhe infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat që janë themelore për të mbrojtur tokatë, shtëpitë nga përmbytjet. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, do duhet t’ja përcjellin ministrit për pushtetin vendor analizën tuaj. Ne kemi të dhënat e ministrisë së Bujqësisë dhe krizave që kanë kaluar më parë, por duke pasur nga ju në një format të thjeshtë pikat e dobëta dhe me prioritet, kjo na ndihmon të planizojmë më mirë financimin për ndërhyrjet, duke futur në punë edhe Ministrinë e Mbrojtjes qoftë në aspektin e financimit qoftë në aspektin e forcave. Kemi finalizuar një diskutim me Bankën e Shqipërisë dhe të nivelit të dytë për të rilancuar programin e garancisë sovrane dhe të linjës së kredisë së Bankës së Shqipërisë duke kaluar në një nivel tjetër. Do të jetë për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që duan të rriten”, u shpreh Rama.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!