Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Problem menaxhimi dhe përpunimi i mbetjeve”/ Rama: Do ngrihet një Task-Forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor

schedule15:19 - 3 Prill, 2026

schedule 15:19 - 3 Prill, 2026

Edi Rama njoftoi masa të reja për forcimin e kapaciteteve vendore në përballimin e emergjencave civile dhe përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes qeverisë dhe pushtetit vendor.

Në mbledhjen me kryebashkiakët socialistë Rama bëri të ditur se ministri i Pushtetit Vendor dhe ai i Mbrojtjes janë ngarkuar të punojnë drejtpërdrejt me bashkitë për të rritur gatishmërinë dhe reagimin ndaj situatave emergjente.

Një tjetër prioritet i qeverisë mbetet rishikimi i sistemit të mbledhjes së mbeturinave, veçanërisht në zonat jashtë qendrave urbane dhe gjatë sezonit turistik, ku problematika është më e theksuar.



Në këtë kuadër, Rama paralajmëroi ngritjen e një task-force të përbashkët mes qeverisë dhe pushtetit vendor, e cila do të hartojë një plan të detajuar afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke nisur nga sensibilizimi publik deri te ndërhyrjet konkrete në terren.

“Një tjetër element që kemi këtu është edhe ngritja e nivelit të emergjencave civile në rrafshin vendor, kështu që në këtë aspekt ministri i Pushtetit Vendor bashkë me ministrin e Mbrojtjes kanë marrë detyrën që të punojnë dhe të bashkëpunojnë me ju për ta fuqizuar kapacitetin vendor në raport me emergjencat civile.

Jemi duke punuar edhe për të riparë sistemin e mbledhjes së mbeturinave gjë që e kemi bërë me dije sa i takon aspektin të përpunimit të mbetjeve, por në këtë rast po flas për mbeturinat që janë një problem sidomos në sezonin turistik dhe në hapësirat e bashkive që nuk janë në zona urbane. Për  këtë aspekt është e domosdoshme që të ngrihet një task forcë me qeverisë dhe pushtetit vendor, gjë për të cilën është ngarkuar ministri i Mjedisit së bashku me ministrin e Pushtetit Vendor për të ndërtuar një plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë nga sensibilizimi masiv deri tek hapat që duhen ndërmarrë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!