Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Lindjen e Mesme/ “Objektivat janë arritur në planin ushtarak”, Neziri: Problemi qëndron tek sasia e uraniumit të pasuruar

schedule21:40 - 2 Prill, 2026

schedule 21:40 - 2 Prill, 2026

Koloneli Sami Neziri tha se problemi kryesor mbetet sasia e uraniumit të pasuruar në Iran, e cila mund të kthehet në armë bërthamore brenda pak javësh, ndërsa kontrolli i saj kërkon ndryshim regjimi ose operacione speciale.

Sipas tij, megjithëse janë degraduar kapacitetet ushtarake dhe programi bërthamor është vonuar, struktura e decentralizuar e drejtimit në Iran e bën situatën më të ndërlikuar.

“Problemi është te sasia e uraniumit; e vetmja mënyrë për të futur në dorë atë sasi uraniumi është ndryshimi i regjimit ose kryerja e ndonjë operacioni special. E ka vështirësuar edhe fakti se Irani ka një mënyrë drejtimi të decentralizuar; është eliminuar lidershipi i nivelit të parë, të dytë, të tretë. Këto vendime të decentralizuara merren nga komandantët e tretë dhe të katërt.



Nga pikëpamja ushtarake objektivat janë arritur: janë degraduar kapacitetet ushtarake, programi bërthamor është kthyer disa vite pas. Një e treta e raketave balistike, që mendoheshin se ishin stok, janë bllokuar në vend për arsye se janë bllokuar daljet e tuneleve. Problemi, në mendimin tim, është sasia e uraniumit të pasuruar 60 për qind, që mund të kthehet në armë bërthamore brenda pak javësh.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!